Protesta edhe në Greqi, studentë, nxënës e mësues paralajmërojnë greva kundër sistemit arsimor
Në një javë protestash të fuqishme hyn edhe arsimi publik në Greqi me mësues, nxënës, studentë dhe prindër që kërkojnë mbi të gjitha shkolla të sigurta dhe funksionale, paga më të larta, personel të mjaftueshëm, kushte më të mira në klasa dhe auditorë. Federata e Mësuesve ka shpallur grevë 24orëshe, ndërsa sindikata e arsimit të mesëm ka njoftuar ndalesa pune. Në Athinë protesta kryesore do të zhvillohet në orën 12:00 në Propylaia, ndërsa në Selanik në orën 11:30 te statuja e Venizellosit. Mësues, nxënës dhe studentë dalin në rrugë të mërkurën, më 21 tetor, në një mobilizim të gjerë në gjithë Greqinë, duke kërkuar më shumë fonde për arsimin publik, vende pune të plotësuara dhe shkolla më të sigurta. Një nga kërkesat kryesore të grevës...
Burimi:
ntv.al