Protesta e studentëve, zbardhen emrat e 16 të arrestuarve; 49 persona të tjerë nën hetim
Janë zbardhur emrat e 16 personave të arrestuar nga Policia e Tiranës, pas protestës së zhvilluar ditën e djeshme nga studentët dhe të rinjtë përpara Ministrisë së Arsimit, e cila u shoqërua me tensione, përplasje me forcat e rendit dhe dëmtime të shumta të pronës publike e private. Sipas policisë, arrestimet janë kryer në kuadër të hetimeve për incidentet e regjistruara gjatë tubimit të 13 tetorit, ndërsa 49 persona të tjerë janë proceduar penalisht. Personat e arrestuar janë Kastriot Vata, Florian Baba, Ali Bruçi, Genc Ibrahimi, Ernest Kapo, Iljaz Sulaj, Besnik Kala, Donik Vatgjoni, Erand Zenunllari, Hamza Bushi, Olsi Vokli, Xhesion Petoku, Klevi Metaj, Berim Gjoka, Kalosh Hysbarjami dhe Korado Aliaj. Gjatë protestës disa pjesëmarrës të maskuar kanë hedhur gurë, pllaka trotuari, kapsolla dhe koktej...
Burimi:
ntv.al