Protesta e studentëve, reagon Policia e Shtetit: 23 të shoqëruar, 6 efektivë dhe 1 gazetare të lënduar

Protesta e studentëve, reagon Policia e Shtetit: 23 të shoqëruar, 6 efektivë dhe 1 gazetare të lënduar

pamje nga protesta TIRANË- Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me protestën e zhvilluar para Ministrisë së Arsimit, ku janë regjistruar përplasje të dhunshme mes protestuesve dhe efektivëve. Sipas policisë, gjatë tubimit janë dëmtuar rrethimi, porta hyrëse dhe fasada e institucionit. Blutë bëjnë me dije se 23 persona janë shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale. Gjithashtu, Policia njofton se si pasojë e përplasjeve kanë mbetur të lënduar 6 efektivë dhe 1 gazetare, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Njoftimi i Policisë: Me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike, gjatë tubimit që do të zhvillohej mesditën e sotme, në afërsi të godinës së Ministrisë së Arsimit, Policia e Shtetit hartoi një plan masash, në zbatim të ligjit dhe procedurave standarde të punës. Gjatë zhvillimit të tubimit, një...