Protesta e studentëve/ Malaj “tallet” me PD-në: Mendoni se do t’ju japin votën?
Debati mes deputetit të Partisë Socialiste, Erjon Malaj, dhe deputetes së Partisë Demokratike, Ina Zhupa, është zhvendosur në Komisionin e Kulturës, ku në qendër të diskutimeve kanë qenë protestat dhe qëndrimi i opozitës ndaj tyre. Malaj akuzoi demokratët se po përpiqen të përvetësojnë kauzat e protestuesve, duke pretenduar se qytetarët që kanë dalë në rrugë nuk e shohin Partinë Demokratike si përfaqësuese të tyre. Ai iu drejtua Zhupës duke thënë se protestuesit nuk i lejojnë demokratët as të qëndrojnë në trotuar, e jo më t’u japin votën. “Protestuesit nuk po ju lejojnë ju të rrini në një trotuar, jo t’ju japin votën. Ka shumë elementë të PD-së që këtë e kanë kuptuar”, u shpreh Malaj. Më tej, ai akuzoi opozitën se po dëmton veten politikisht...
Burimi:
ntv.al