Protesta e studentëve/ 16 të arrestuar dhe 49 të proceduar, Policia e Ramës i akuzon për 8 vepra penale

Protesta e studentëve/ 16 të arrestuar dhe 49 të proceduar, Policia e Ramës i akuzon për 8 vepra penale

16 persona kanë përfunduar në pranga dhe 49 të tjerë janë vënën nën hetim pas 9 orësh protestë kundër qeverisë. Studentët e revoltuar nga qeveria dhe premtimet e pambajtura nisën dje sulmet ndaj Ministrisë së Arsimit, Bashkisë së Tiranës, etj. Policia ndërkohë tregoi një sjellje kafshërore teksa ndërhyri me gaz lotsjellës, spraj me piper dhe ujë për të shpërndarë turmën. Por nuk u mjaftua me kaq pasi nisi duke dhunuar fëmijë e të moshuar e duke thyer këmbë. Policia, e cila pretendon se mbron jetën qytetarëve por në fakt i është dorëzuar totalisht pushtetit socialist, i akuzon protestuesit e arrestuar për 8 vepra penale. U arrestuan shtetasit Kastriot Vata, Florian Baba, Ali Bruçi, Genc Ibrahimi, Ernest Kapo, Iljaz Sulaj, Besnik Kala, Donik Vatgjoni, Erand Zenunllari,...