Protesta e së shtunës në Tiranë, Ambasada Amerikane u kërkon qytetarëve të saj të shmangin zonat pranë institucioneve

Protesta e së shtunës në Tiranë, Ambasada Amerikane u kërkon qytetarëve të saj të shmangin zonat pranë institucioneve

ambasada amerikane TIRANË- Në prag të protestës së paralajmëruar për të shtunën në kryeqytet Ambasada Amerikane u ka bërë thirrje qytetarëve të saj të tregojnë kujdes të shtuar dhe të shmangin zonat ku mund të zhvillohen demonstrata. Në njoftimin e saj ambasada paralajmëron për rrezikun e përdorimit të gazit lotsjellës, mjeteve ndezëse, fishekzjarrëve dhe predhave prej gome, duke këshilluar qytetarët amerikanë të qëndrojnë larg institucioneve qeveritare dhe grumbullimeve publike. Paralajmërimi vjen pas episodeve të dhunës të regjistruara në protestat e fundit në Tiranë. Ambasada u rekomandon gjithashtu qytetarëve të ndjekin zhvillimet në mediat lokale, të zbatojnë udhëzimet e policisë dhe të kenë një plan emergjence në rast përshkallëzimi të situatës. Sipas njoftimit protestat mund të sjellin edhe bllokime rrugësh, devijime të trafikut dhe kufizime në...