Protesta e dhunshme në Tiranë, 23 të arrestuar dhe 30 të shpallur në kërkim
23 persona janë arrestuar, 13 të tjerë janë proceduar penalisht dhe 30 janë shpallur në kërkim pas protestës së djeshme në Tiranë. Sipas Policisë së Shtetit, protestuesit kundërshtuan dhe sulmuan me sende të forta e lëndë piroteknike efektivët e policisë, si dhe dëmtuan godina të institucioneve shtetërore. Si pasojë e përplasjeve, disa punonjës policie mbetën të plagosur dhe morën ndihmë mjekësore. Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në ngjarje. Njoftimi i policisë: Kundërshtuan dhe goditën me sende të forta dhe lëndë piroteknike punonjësit e Policisë, si dhe dëmtuan godina institucionesh shtetërore gjatë tubimit të djeshëm, arrestohen 23 shtetas, procedohen penalisht 13 të tjerë dhe shpallen në kërkim 30 shtetas. Gjatë protestës së djeshme, të zhvilluar në zona të ndryshme të kryeqytetit,...
Burimi:
javanews.al