PROTESTA/ BERISHA: SOT MOBILIZIM KOMBETAR
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë thirrje për mobilizim kombëtar në mbështetje të protestës studentore në Tiranë, duke kërkuar që demokratët dhe qytetarët t’i bashkohen revoltës ditën e sotme. Në një mesazh drejtuar drejtuesve politikë të qarqeve, deputetëve, kryetarëve të degëve dhe anëtarëve të PD-së, Berisha u ndal edhe te zhvillimet e djeshme, duke pretenduar se protestuesit refuzuan të sulmonin selinë e Partisë Demokratike. Sipas tij, skenari për të shmangur sulmet ndaj Kryeministrisë dhe për t’i zhvendosur ato drejt selive të PD-së dhe Partisë Socialiste dështoi. Berisha e cilësoi këtë si një përpjekje të regjimit për të drejtuar revoltën kundër opozitës. Mesazh,Për shpërndarje të menjëhershme:Për Kryesinë e PD, drejtuesit politikë të qarqeve, deputetët, kryetarët e degëve, anëtarët e Këshillit Kombëtar dhe të gjithë...
Burimi:
ntv.al