Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Prostitucion nga Amerika Latine në Shqipëri, Prokuroria e Elbasanit çon për gjykim 13 persona
Prokuroria e Elbasanit ka përfunduar hetimet dhe ka çuar për gjykim 13 persona, pjesa më e madhe e të cilëve janë nga Amerika Latine. Këta persona në sajë të një skeme të mirëmenduar rekrutonin gra nga Amerika Latine dhe i shfrytëzonin për prostitucion në Shqipëri. Veprimtaria e tyre ishte e shtrirë në disa qytete të vendit dhe rrjeti operonte duke shfrytëzuar platforma ndërkombëtare online të prezantimit të eskortave, ku përmes publikimit të fotove dhe tarifave, realizohej kontakti me klientët shqiptarë dhe të huaj. “Hetimet disa mujore në kuadër të procedimit penal nr.1461 të vitit 2024, u zbulua një rrjet prostitucioni...