Propozimi i Administratës Trump: Studentët ndërkombëtarë të paguajnë 70,000 dollarë tarifa trajnimi –

Propozimi i Administratës Trump: Studentët ndërkombëtarë të paguajnë 70,000 dollarë tarifa trajnimi –

Departamenti i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së ka propozuar që studentët ndërkombëtarë të paguajnë të paktën 70,000 dollarë tarifa trajnimi nëse duan të punojnë në vend, sipas një njoftimi qeveritar të postuar në internet të mërkurën, pjesë e masave më të gjera të administratës Trump ndaj vizave të huaja. Sipas propozimit, studentët jo-emigrantë me viza F-1 do të detyrohen të paguajnë 70,000 dollarë në një institucion të çertifikuar për trajnim në vendin e punës, i njohur si Trajnim Praktik Opsional (OPT), dhe 30,000 dollarë për çdo trajnim shtesë në punë. DHS tha se rregullat e reja kishin për qëllim “të luftonin mashtrimin, të forconin integritetin e sistemit të imigracionit dhe të mbronin punëtorët amerikanë”. Sipas sistemit OPT, studentët e huaj mund të angazhohen në trajnime pune...