Propagandë apo paralajmërim? Shfaqja tajvaneze imagjinon pushtimin kinez dhe kërcënimin e luftës

Propagandë apo paralajmërim? Shfaqja tajvaneze imagjinon pushtimin kinez dhe kërcënimin e luftës

“Një avion luftarak kinez përplaset në ujërat pranë brigjeve të Tajvanit, duke bërë që anijet luftarake kineze të bllokojnë ishullin për “kërkim dhe shpëtim”. Pasi kjo ndodh, ushtarët tajvanezë në ishullin Dadan, që ndodhet vetëm disa kilometra nga bregu kinez, fillojnë të zhduken në mënyrë misterioze. Një natë, një anije peshkimi mbërrin në Dadan, dhe një flakë sinjali ndriçon qiellin, duke zbuluar ushtarë kinezë që janë mbledhur në plazh.” Ky është skenari kryesor në “Zero Day Attack“, një shfaqje televizive tajvaneze që flet për një pushtim të mundshëm ushtarak të Kinës, i financuar pjesërisht nga qeveria tajvaneze, që synon të rrisë ndërgjegjësimin për kërcënimin që paraqet Kina. Por kjo shfaqje ka shkaktuar gjithashtu një debat të ndezur, duke u konsideruar nga disa si një mënyrë...