Burimi:
Sot.com.al

‘Propaganda e Ramës për pasaportën europiane është një mashtrim’, Tomorri: Nuk ka çfarë u ofron qytetarëve
👁4131
Gazetari Klodian Tomorri ka komentuar ashpër deklaratat e Kryeministrit Edi Rama lidhur me pasaportën europiane, duke e quajtur atë një “mashtrim të madh.” Sipas tij, kjo propagandë u rrëzua pas deklaratave të Komisioneres Kaja Kallas, e cila gjatë një konference të përbashkët me Ramën theksoi se integrimi evropian i Shqipërisë nuk varet nga kush është kryeministër, një goditje direkte për thirrjet e Ramës për një pasaportë evropiane. Në një intervistë televizive, Tomorri theksoi se propaganda e Kryeministrit për pasaportën ishte një mundësi për të shpëtuar nga dështimet e tjera të qeverisjes dhe mungesës së një plani konkret për të ardhmen...