Prona, mjete, 53 orë e 32 bizhuteri luksoze, SPAK sekuestron pasuritë e grupit kriminal të dënuar për vjedhje në Belgjikë

Prona, mjete, 53 orë e 32 bizhuteri luksoze, SPAK sekuestron pasuritë e grupit kriminal të dënuar për vjedhje në Belgjikë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në zbatim të vendimit nr. 11, datë 16.06.2025 të Gjykatës së Posaçme vendosi sekuestrimin e pasurive në kuadër të procedimit pasuror nr.8 i vitit 2024 ndaj D.D dhe familjarët e tij, D.S., B. A., A. H, L.V., dhe D. H. Këta shtetas janë subjekte të hetimit pasuror sipas ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009, “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar (ligji nr. 10192, datë 03.12.2009) pasi rezultojnë të dënuar në Mbretërinë e Belgjikës  për veprat penale të...