Promovohet në Prishtinë libri “István Schütz: Miku hungarez i shqiptarëve”, me autore Mimoza Hasani Pllanën
Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, më 5 nëntor, në orën 17:00, do të promovohet libri “István Schütz: Miku hungarez i shqiptarëve”, me autore Mimoza Hasani Pllanën, botuar nga shtëpia botuese Onufri. Promovimi organizohet nga Ambasada e Hungarisë në Prishtinë dhe synon të sjellë në vëmendje figurën e István Schütz-it dhe lidhjet e tij me shqiptarët, përmes një vepre që i kushtohet miqësisë shqiptaro-hungareze. Në këtë aktivitet do të marrin pjesë ambasadori i Hungarisë në Republikën e Kosovës, László István Dux, akademik Bardh Rugova, njëherësh redaktor i librit, prof. dr. Krisztián Csaplár-Degovics, historian dhe albanolog, si dhe Gergely Schütz, biri i István Schütz-it. Diskutimi do të moderohet nga Arbër Selmani. Në ftesën për promovim është përfshirë edhe një thënie e István Schütz-it, e vitit 2004, që...
Burimi:
kultplus.com