Promotorët e duelit Joshua-Fury konfirmojnë: Nuk ka revansh, kushdo që fiton vazhdon rrugëtimin

Promotorët e duelit Joshua-Fury konfirmojnë: Nuk ka revansh, kushdo që fiton vazhdon rrugëtimin

Në marrëveshjen për superduelin e 11 dhjetorit mes Anthony Joshua dhe Tyson Fury nuk ka asnjë klauzolë për revansh (ndeshje të dytë). Dy ish-kampionët e botës në peshën e rëndë, Joshua dhe Fury, do të përballen në një duel britanik në stadiumin “Principality” në Cardiff. Ata kanë qenë rivalë të ashpër për gati një dekadë, por në vend që të planifikohet një ndeshje e dytë, dueli i tyre i 11 dhjetorit pritet të jetë i vetmi, me mundësinë që humbësi të tërhiqet nga sporti. Spencer Brown, menaxheri i Fury, tha: “Në kontratë bëhet fjalë për një duel. Një përballje e madhe. Ajo u planifikua pikërisht për këtë qëllim. Nuk po them se nuk mund të ketë një ndeshje të dytë. Por, nëse fiton Tyson, ne...