Prokuroria mban në sirtar emrat, 2,868 të dënuar ende presin përfitimin nga amnistia

Prokuroria mban në sirtar emrat, 2,868 të dënuar ende presin përfitimin nga amnistia

Amnistia e këtij viti u hapi dyert e qelive dhjetëra të burgosurve, por për dhjetëra të tjerë të dënuar me forma të tjera dënimi, pra jo me burgim, zbatimi i saj ende pritet. Ndër ta janë edhe të dënuarit me shërbim prove, për të cilët Prokuroria nuk ia ka deleguar ende statusin e përfituesit Shërbimit të Provës, pasi emrat e tyre i mban ende në sirtar. Gjatë një interviste për Top Channel, drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës, pranoi se për 2,868 shtetas të dënuar me mënyra alternative të vuajtjes së dënimit dhe që mbikëqyren nga ky institucion, të cilët kanë përfituar ulje dënimi, akuza nuk ka përcjellë ende përllogaritjet e zbritjes së dënimit. Nga amnistia e këtij viti përfituan lirimin e menjëhershëm 466...