Projektligji për kontabilitetin publik, asnjë shpenzim pa dokument dhe çdo pasuri e detyrim i regjistruar

Projektligji për kontabilitetin publik, asnjë shpenzim pa dokument dhe çdo pasuri e detyrim i regjistruar

 foto ilustruese TIRANË-  Institucionet publike pritet t’i nënshtrohen një sistemi të unifikuar kontabiliteti, që synon të vendosë rregulla të përbashkëta për administrimin dhe raportimin e financave shtetërore. Projektligji 'Për kontabilitetin në sektorin publik' parashikon regjistrimin e detajuar të çdo pasurie, detyrimi, të ardhure dhe shpenzimi, duke kërkuar dokumentacion për çdo transaksion financiar. Sipas projektligjit asnjë shpenzim nuk do të mund të pasqyrohet në kontabilitet pa dokumentet që e justifikojnë atë. Ndërkohë institucionet do të kenë detyrimin të regjistrojnë të gjitha pasuritë që disponojnë nga tokat dhe ndërtesat te automjetet dhe pajisjet duke siguruar përputhjen e të dhënave financiare me inventarin fizik. Një tjetër kërkesë lidhet me gjurmueshmërinë e transaksioneve. Çdo lëvizje financiare duhet të dokumentohet dhe të përputhet me të dhënat e Thesarit të Shtetit me...