Projektligji i ri “Për ushqimin”, hiqet sistemi aktual i licencimit! Regjistrim i stabilimenteve dhe Komision i Pavarur për Vlerësimin e Riskut
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka hartuar projektligjin e ri “Për ushqimin”, i cili synon të zëvendësojë ligjin ekzistues të vitit 2008 dhe të përafrojë legjislacionin shqiptar me Rregulloren (KE) nr. 178/2002 të Bashkimit Evropian në kuadër të Kapitullit 12 të negociatave për sigurinë ushqimore, veterinare dhe fitosanitare. Nisma ligjore sjell riorganizimin e plotë të sistemit të sigurisë së ushqimit dhe ushqimit për kafshë në të gjitha fazat e prodhimit, përpunimit dhe shpërndarjes. Sipas relacionit shpjegues që shoqëron projektaktin, ndërhyrja diktohet nga nevoja për të tejkaluar fragmentimin e kuadrit aktual dhe për të garantuar “një nivel të lartë të mbrojtjes së shëndetit të njeriut dhe të interesave të konsumatorëve”, duke vendosur përgjegjësinë parësore të sigurisë te vetë operatorët e biznesit ushqimor, ndërsa autoritetet publike...
Burimi:
javanews.al