Pas arrestimit nga FBI, babai i Meghan Markle sërish në telashe, përballet me akuza të tjera edhe në Filipine!

Pas arrestimit nga FBI, babai i Meghan Markle sërish në telashe, përballet me akuza të tjera edhe në Filipine!

Babai i dukeshës së Sussex-it, Meghan Markle, Thomas Markle, është përballur me akuza të reja në Filipine për posedim të materialeve pornografike me të mitur. Autoritetet filipinase kanë paraqitur tre akuza ndaj 82-vjeçarit dhe mund të kërkojnë ekstradimin e tij nga Shtetet e Bashkuara. Lajmi është raportuar nga mediat britanike. Sipas tyre, policia filipinase i ka dorëzuar prokurorisë në Cebu, qyteti ku Thomas Markle ka jetuar për më shumë se një vit përpara se të zhvendosej në Florida, tre akuza penale. Dy prej akuzave lidhen me dyshimet për synimin e shpërndarjes së imazheve që paraqesin abuzim seksual ndaj fëmijëve, ndërsa akuza e tretë ka të bëjë me posedimin e materialeve pornografike me të mitur. Prokurori Graeme Elmido ka deklaruar se, nëse sigurohen prova të mjaftueshme...