Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Projekti Rrënjët: Në 51 rezultate të reja të ADN-s, halpogrupi E-V13 ishte përsëri më i shpeshti..
Në qershor, korrik dhe gusht, projekti u rrit me 51 rezultate. Haplogrupi E-V13 ishte përsëri më i shpeshti, me 18 rezultate, ndjekur kësaj rradhe nga J2b me 8, R1b (6), dhe I2a-Y3120 e J2a (5). Ndër rezultatet më interesante mund të përmendim: – Dy rezultate nga Skrapari dhe Fieri nën FGC57496 që rrisin ndjeshëm diversitetin shqiptar të kësaj dege. – Një familje ndër anasët e Hotit, nga fshati Bozhaj, i takon një linje të shpeshtë ndër shqiptare: E-V13>Y146086, por deri tani të pagjetur në Malësi. Me këtë rezultat, të gjitha familjet e njohura si anase në Hot tashmë janë të testuara (anas të tjerë bartin linjën E-V13>BY62310, kurse fisi kryesor J2b-L283>FT124983. – Një ndër familjet anase të Trieshit ka përputhje gjenetike me Hotin nën J2b-L283>FT124983...