“Projekti është gati për ndërtim”- Nënshkruhet marrëveshja për Parkun Eolik të Spillesë, Karakaçi: Operimi nis më 2028!

“Projekti është gati për ndërtim”- Nënshkruhet marrëveshja për Parkun Eolik të Spillesë, Karakaçi: Operimi nis më 2028!

Shqipëria hedh një hap të ri drejt diversifikimit të burimeve të energjisë, me nënshkrimin e marrëveshjes për ndërtimin e Parkut Eolik të Spillesë, në Bashkinë e Rrogozhinës. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, bëri të ditur se projekti me kapacitet të instaluar prej 72.6 megavatësh është gati për ndërtim, ndërsa operimi tregtar parashikohet të nisë në tremujorin e parë të vitit 2028. Gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes me kompaninë austriake VERBUND, ministri Karakaçi e cilësoi projektin një zhvillim me rëndësi strategjike për sektorin energjetik shqiptar, pasi shënon kalimin nga potenciali i energjisë së erës drejt realizimit konkret të një parku eolik në vend. Sipas ministrit, investimi synon të kontribuojë në zgjerimin e kapaciteteve prodhuese nga burimet e rinovueshme dhe në forcimin e sigurisë...