‘Programi IPARD-3’/ Hoxhaj: BE nuk do t’i japë 112 mln euro Shqipërisë për të financuar bujqësinë

‘Programi IPARD-3’/ Hoxhaj: BE nuk do t’i japë 112 mln euro Shqipërisë për të financuar bujqësinë

Bashkimi Europian nuk do të lëvrojë 112 milionë eurot e programit ‘IPARD-3’ pa u hetuar skandali i fondeve të dhëna nga BE-ja për bujqësinë dhe të keqpërdorura nga qeveria e Edi Ramës me në krye ish-ministren, Frida Krifca. Në një intervistë për SYRI TV, me moderatore Armela Ferko, gazetari Julian Hoxhaj ndau detaje lidhur me abuzimin e fondeve të BE-së të dhëna për bujqësinë shqiptare, një çështje që ka ngritur alarm për mënyrën se si janë menaxhuar këto mjete nga qeveria. Hoxhaj theksoi se dy vjet pas publikimit të skandalit, ende nuk ka pasur një hetim të plotë, duke ndikuar kështu në zhvillimin e sektorit të bujqësisë në vend. ‘Në korrik të këtij viti u bënë 2 vjet nga publikimi i skandalit me abuzimin e...