Programi i Punësimit, ministri Sala: 85 të rinj i janë bashkuar këtë vit Ministrisë së Bujqësisë, trajnohen nga ASPA
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka mirëpritur këtë vit 85 të rinj, të cilët i janë bashkuar institucionit dhe strukturave në varësi të tij përmes thirrjes së 11-të të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës. Për një periudhë tre mujore, të rinjtë do të kenë mundësi të fitojnë eksperiencën e tyre të parë profesionale në fushat ku kanë studiuar. Në kuadër të programit, ata do të trajnohen nga ASPA dhe do të përfitojnë edhe kompensim financiar. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Sala përmes një postimi në rrjetet sociale, i cili u ka uruar suksese të rinjve të përfshirë në program. “85 të rinj i janë bashkuar këtë vit Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe institucioneve...
Burimi:
javanews.al