Profesori nga Beogradi: Humbja e Vuçiçit, shans për shërimin e shoqërisë serbe

Profesori nga Beogradi: Humbja e Vuçiçit, shans për shërimin e shoqërisë serbe

“Ky është një shans që të fillojmë të shërohemi si shoqëri, t’i ndëshkojmë ata që janë përgjegjës dhe të përpiqemi të jetojmë si gjithë bota normale”, deklaroi për Radion Evropa e Lirë (REL) Dushan Spasojeviç, profesor në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd. Pas fitores së Listës Studentore në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi, Spasojeviq e cilëson rezultatin si një fitore të madhe dhe deri diku të papritur, si dhe një humbje shumë të rëndë për Partinë Përparimtare Serbe (SNS). “Befasi është ky rezultat bindës, si dhe fakti që askush tjetër nuk e kaloi pragun zgjedhor, çka konfirmoi se kjo ishte një betejë mes dy listave të mëdha”, tha ai. Ish-presidenti i Serbisë dhe kandidati i listës “Serbia e Bashkuar”, Aleksandër Vuçiç, e pranoi...