Profesori i gjermanishtes kërcënoi me jetë vajzën e Melonit: Kërkoj falje, por…

Profesori i gjermanishtes kërcënoi me jetë vajzën e Melonit: Kërkoj falje, por…

Një profesor i gjuhës gjermane është autori i kërcënimit të vajzës së kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni, ku pas këtij veprimi edhe pse ka kërkuar falje, ai thotë se nuk tërhiqet nga idetë e tij politike. “Ishte një gjest idiot, një postim i shkruar në mënyrë impulsive. Kërkoj ndjesë për përmbajtjen: nuk duhet uruar kurrë vdekja, aq më pak për një fëmijë. Por nuk tërhiqem nga idetë e mia politike – nuk ndiej se ky qeveri më përfaqëson”, ka deklaruar profesori i gjermanishtes, në një intervistë për Roma Online, pas polemikave të forta që shpërthyen pas një postimi të tij në rrjetet sociale ku uronte që vajza e kryeministres Giorgia Meloni të kishte të njëjtin fat si Martina Carbonaro, 14-vjeçarja e vrarë në Afragola nga...