Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Prodhuesit, si do deklarohen faturat/ Tatimet: Nga sistemi online, tregtarët ambulantë të regjistruar nuk kanë detyrim
Pas nisjes së aksionit në terren për të verifikuar zbatimin e fiskalizimit në tregjet me shumicë dhe pakicë të produkteve bujqësore dhe blegtorale, Administrata Tatimore ka sqaruar në mënyrë të detajuar hapat që duhet të ndjekin tatimpaguesit për të lëshuar faturat për blerjet nga fermerët vendas. “Tatimpaguesit duhet të përdorin opsionin ‘autofaturë’ në sistemin e fiskalizimit, duke zgjedhur llojin e faturës ‘Blerje nga fermerët vendas’. Në faturë duhet të përfshihen emri, NIPT-i i fermerit dhe përshkrimi i mallrave të blera, pa përfshirë TVSH-në.” Tatimet sqarojnë se kategoria e fermerëve të regjistruar në Drejtoritë Rajonale Tatimore nuk ka detyrim të mbajë...