Prodhuesi gjerman i armëve fshihet nga agjentët rusë: Planifikonin të më helmonin me Novichok –

Prodhuesi gjerman i armëve fshihet nga agjentët rusë: Planifikonin të më helmonin me Novichok –

Prodhuesi gjerman i armëve Stefan Thumann, i cili furnizon Ukrainën me dronë luftarakë, pretendon se është vënë në shënjestër të shërbimeve sekrete ruse. Drejtuesi 39-vjeçar i kompanisë “Donaustahl” jeton prej muajsh në vende sekrete dhe ruhet gjatë 24 orëve nga truprojat, për shkak të dyshimeve për një atentat ndaj tij, raporton Bild. Në një intervistë për podkastin e gazetarit të BILD, Paul Ronzheimer, Thumann tha se nuk mund të tregonte as qytetin gjerman ku ndodhej gjatë regjistrimit. “Jam plotësisht i izoluar. Njerëzit e mi të dashur nuk janë pranë meje. Jetoj vetëm me truprojat e mia”, deklaroi ai. Thumann tha se nuk e ka parë familjen prej muajsh dhe se komunikon me të vetëm nëpërmjet aplikacioneve të koduara. Sipas tij, autoritetet gjermane e njoftuan pak...