Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Prodhimet ‘Made in Albania’, Balla: Nuk mjafton të jesh patriot vetëm në stadium, por të tregohesh atdhetar edhe duke konsumuar prodhimin vendas
Ministri i Shtetit, Taulant Balla, reagoi sot në Kuvend edhe ndaj pretendimeve për çmimin e ulët të shalqirit, që sipas deputetit Luan Baçi shitet me 10 lekë për kilogram. Balla e cilësoi të pavërtetë këtë deklaratë, duke theksuar se aktualisht në Myzeqe shalqiri grumbullohet me 17 lekë për kilogram, ndërsa në fillim të sezonit ka arritur deri në 220 lekë për kilogram. “Gënjyet kur thatë që shalqiri është 10 lekë. Në momentin që flasim bashkë, grumbullohet me 17 lekë dhe nëse keni fermerë, mund t’i drejtoni në pikat e grumbullimit”, u shpreh Balla. Ai theksoi se prodhuesit shqiptarë po përballen...