
Procedohet penalisht Koço Kokëdhima, presidenti i Apolonisë u fut në fushë dhe shtyu gjyqtarin në futbollin e femrave
👁5383
Policia e Shtetit procedoi penalisht presidentin e klubit Apolonia, Koco Kokwdhima, pas incidenteve të krijuara gjatë ndeshjes së Kampionatit Kombëtar të Futbollit për Femra mes Apolonisë dhe Gramshit, zhvilluar të martën në Fier. Ndaj Kokedhimes rëndon akuza “Veprime të dhunshme në aktivitete sportive”. Presidenti i ekipit fierak u fut në fushë në stadiumin “Loni Papuçiu” në shenjë proteste për vendimet e gjyqtarit të takimit. Policia e Fierit sqaron se Koco Kokwdhima debatoi dhe shtyu me duar arbitrin e ndeshjes, Dorjan Melataj. Përveç presidentit të Apolonisë, në fushë gjatë momenteve të tensionit u futën edhe zyrtarë të tjerë të klubit fierak....
Burimi:
Vizionplus.tv