Problemet me votën e diasporës, PD letër KQZ: Integriteti i procesit rrezikohet

Problemet me votën e diasporës, PD letër KQZ: Integriteti i procesit rrezikohet

Partia Demokratike ka ngritur shqetësimin për rrezikimin e integritetit të procesit zgjedhor në kuadër të votës së diasporës për zgjedhjet e 11 majit, duke dërguar një letër drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe për dijeni të misionit të OSBE-ODIHR në Shqipëri për vëzhgimin e procesit elektoral. Në raportin e saj, PD shprehet se përfshihen problematika me parregullsitë me votën e diasporës në Greqi, por edhe në vende të tjera të BE, SHBA dhe Britaninë e Madhe. Sipas demokratëve problematikat përfshijnë mungesën e transparencës, shkelje procedurale, presion politik, shpërndarje jo zyrtare të fletëve të votimit dhe cenim të fshehtësisë së votës....
Burimi: Gijotina.com