Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Probleme teknike pas sulmit kibernetik në faqen e Bashkisë Tiranë/ Afati i regjistrimit në çerdhe dhe kopshte shtyhet
Është zgjatur deri më fund të muajit qershor afati për regjistrimin e fëmijëve në çerdhet dhe kopshtet publike në Tiranë, për shkak të sulmit kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë më datë 20 Qershor 2025. Bashkia Tiranë njofton se platforma e-femijet.tirana.al nuk eshte ende në funksion, ndaj prindërit në datat 25, 26, 27 dhe 30 Qershor 2025 mund të paraqiten në Drejtorinë e Përgjithshme të Çerdheve dhe Kopshteve, te Rruga “Barrikadave”, për të kryer aplikimet për regjistrimin e fëmijëve dhe kalimet nga çerdhja në kopsht. Njoftimi: Te nderuar qytetare, Per shkak të sulmit kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë më datë 20 Qershor 2025...