Probleme me identifikimin biometrik të votuesve në Shijak, pajisja nuk ka arritur të njohë shenjat e gishtërinjve

Probleme me identifikimin biometrik të votuesve në Shijak, pajisja nuk ka arritur të njohë shenjat e gishtërinjve

Në një nga qendrat e votimit në Shijak, konkretisht në qendrën me numër 1393/1, e vendosur në ambientet e shkollës “16 Shtatori”, janë hasur probleme me identifikimin biometrik të votuesve. Pajisja nuk ka arritur të njohë shenjat e gishtërinjve të dy votuesve, gjë që ka çuar në hartimin e një procesverbali, sipas kryetarit të QV-së Orman Vora, për rastin. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv