Prizren Fest 2025 përmbyllet me emocione të forta atmosferë të jashtëzakonshme

Prizren Fest 2025 përmbyllet me emocione të forta atmosferë të jashtëzakonshme

Edhe një herë, qyteti i Prizrenit dëshmoi se është vatër e artit dhe kulturës. Edicioni i katërt i Prizren Fest u përmbyll me një mbrëmje të mbushur me emocione, reflektim dhe solidaritet, pavarësisht kushteve atmosferike që detyruan zhvendosjen e ceremonisë nga Teatri mbi Lum në sallën e Teatrit të Qytetit “Bekim Fehmiu”. Salla ishte e tejmbushur , një dëshmi e dashurisë së qytetarëve për artin e bukur dhe të vërtetën e fuqishme që ai përcjell.Mbrëmja filloi me shfajen “Oranges and Stones” nga Palestina, një shfaqje pa tekst nga teatri “Ashtar” në Ramallah – Palestinë. Përmes veprimit fizik dhe muzikës origjinale,...