Prishtina bëhet skenë ndërkombëtare me “Sunny Hill Festival”, Dua Lipa dhuron një performancë të veçantë në festival

Prishtina bëhet skenë ndërkombëtare me “Sunny Hill Festival”, Dua Lipa dhuron një performancë të veçantë në festival

Këngëtarja Dua Lipa, që ka një karrierë të suksesshme muzikore si dhe të tjerë emra të mëdhenj të muzikës botërore dhe shqiptare u ngjitën në skenën e “Sunny Hill Festival”. Edicioni i këtij viti u hap fuqishëm nga ylli me famë ndërkombëtare Dua Lipa, e cila u rikthye në vendlindje për të sjellë për herë të parë në Prishtinë turneun e saj “Radical Optimism”. Festivali u zhvillua për tri net me radhë në Prishtinë, ku Hajrulla Çeku ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Kosovë thotë se me zhvillimin  e këtij festivali çdo vit Prishtina bëhet skenë ndërkombëtare.  “Me vizionin e Dua Lipës dhe përkushtimin e ekipit të saj, Sunny Hilll ka krijuar një hapësirë ku muzika, arti dhe rinia jonë bashkohen me energjinë e...