Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Prishjet në Theth, çmenduri e Ramës’/ Shkreli: Po vepron njëjtë si komunistët, po rrëmben tokat për të ndërtuar resorte oligarkët
Për kryetaren lokale të PD, Shkodër, njëkohësisht anëtare e Këshillit Bashkiak, Eljona Shkreli, aksioni i IKMT-së në Theth është një çmenduri e kryeministrit Edi Rama, për të ndërhyrë edhe në punët e pushtetit vendor. Në një intervistë për edicionin e pasdites në Syri Tv, Shkreli tha se aksioni i çmendurisë së kryeministrit, siç zyrtarja e PD, preferoi ta etiketonte, vjen në kulmin e sezonit turistik dhe tregon papërgjegjshmërinë e Ramës, pas së cilit fshihet interesi klientelist dhe personal për të grabitur tokat e banorëve të Thethit. Një akt i tillë sipas Shkrelit, ka ndodhur edhe nga komunistët, por këtë radhë...