Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Prishja e ndërtimeve pa leje/ Tensione në Theth! Goditen me molotov fadromat e IKMT, policia në ndjekje të autorëve
Tensionet në zonën e Tethit vijojnë të përshkallëzohen ndërsa Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) po çon përpara aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje. Raportohet se ditën e sotme disa persona të paidentifikuar kanë qëlluar me molotov fadroma të IKMT‑së si edhe urën kryesore të lagjes “Gjelaj”. Menjëherë pas incidentit, forcat e rendit rrethuan zonën dhe kanë nisur kërkimet për autorët e dyshuar. Po ashtu raportohet se forca nga FNSH janë nisur drejt Thethit nga kryeqyteti për të ndihmuar autoritetet.