Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Prishja e ndërtimeve pa leje në Theth, Lela: Aksion si në 1945 kundër katolikëve! Demaliaj: Tezë dashakeqëse e Berishës, prish kohezionin social në vend
Aksioni i fundit i IKMT-së për të prishur ndërtimet pa leje në zonën turistike të Thethit, ka shkaktuar polemika edhe në Tiranë. Drejtori i zyrës së komunikimit në PD, Alfred Lela krahason atë që po ndodh në këtë zonë, me zhvillimet e viteve të para të komunizmit. “Ndarja e Shqipërisë politike nuk është më as veri- jug dhe as qendër-periferi. Polarizimi i ngjan shumë periudhës 1945-1948, kur nacionalizmi dhe rezistenca ishin tërhequr dhe strehuar në enklavat kryesisht katolike të veriperëndimit”, shkruan Lela. Sipas tij e njëjta panoramë u përsërit edhe në zgjedhjet e 11 Majit, ku Pd-ja fitoi në bashkitë...