“Prindërit nuk do varin më portretet e fëmijëve emigrantë”, Zhulali: Më 11 maj cunami i revoltës rrëzon Ramën

“Prindërit nuk do varin më portretet e fëmijëve emigrantë”, Zhulali: Më 11 maj cunami i revoltës rrëzon Ramën

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka zhvilluar sot një takim me banorët e Njësisë Administrative nr. 5 në Tiranë, ku mbajti fjalën e saj edhe kandidatja e PD në listë të hapur, Ilda Zhulali. Zhulali cilësoi se të gjithë duan largimin e Edi Ramës, sepse ndryshimin më 11 maj do e sjelli vetëm nr.1, PD. Gjithashtu ajo tha se kjo është fryma e ndryshimit dhe ndryshimi ndihet në ajër. Ilda Zhulali: “Kjo është fryma e ndryshimit, ndryshimi ndihet në ajër. Sot në Shqipëri ka shpresë, sot në Tiranë ka shpresë. Ka shpresë, sepse ka përpara një alternativë serioze. Sot kemi dal përpara shqiptarëve jo vetëm si një opozitë që rezistoi në momente të vështira, por si një ekip me njerëz të aftë, të përgatitur me...