Princ Vidi mes intrigave europiane dhe ballkanike

Princ Vidi mes intrigave europiane dhe ballkanike

Princ Vidi mes intrigave europiane dhe ballkanike – Nga Dorian Koçi Dorian Koçi Historia ripërsëritet në mënyrë të çuditshme. Në fillimet e qytetërimit europian, kur fiset gjermanike krijonin mbretëritë e tyre, modelet kulturore që merrnin, ishin kultura klasike greko-romake, e mishëruar në oborret perandorake të Romës dhe Kostandinopojës. Një mijë vjet më vonë, kur kombet e Ballkanit në trojet e perandorive të vjetra, po krijonin shtetet e tyre kombëtare, monarkët e afruar nga Europa për t’u mësuar vetëqeverisjen, ishin nga dinastitë gjermane: Në Greqi, më 1832 mbreti Otto nga dinastia Wittelsbach; në Rumani më 1866 dinastia Hohenzollern-Sigmaringen; në Bullgari dinastia Saxe-Coburg and Gotha. Këtij rregulli të pashkruar diplomatik të Koncertit të Fuqive të Mëdha nuk do t’i shpëtonte as Shqipëria, kur do të njihej si...