Prifti rrëzohet nga çatia e kishës në Korçë, dërgohet në spital

Prifti rrëzohet nga çatia e kishës në Korçë, dërgohet në spital

FOTO ILUSTRUESE KORÇË-Një incident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Korçës, ku një prift raportohet se ka rënë aksidentalisht nga çatia e kishës. Prifti Kristaq Viso është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërkohë ende nuk ka të dhëna mbi gjendjen e tij shëndetësore.  Mësohet se prifti u rrëzua teksa po kryente disa rregullime në çatinë e kishës ku shërbente. Burime nga spitali bëjnë me dije se 63-vjeçari ka marrë dëmtime në kokë dhe në trup ndërsa ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve. Njoftimi i policisë: Rreth orës 11:00, në lagjen nr. 14, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga çatia e kishës ku shërben...
Burimi: Zeri.ai