Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Prifti rrëzohet aksidentalisht nga çatia e kishës, dërgohet me urgjencë në spital (Emri)
👁6667
Prifti Kristaq Viso dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga çatia e kishës. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, rreth orës 11:00 në nr. 14 të qytetit të Korçës. Ai është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore, por nuk bëhet e ditur si paraqitet gjendja e tij. “Rreth orës 11:00, në lagjen nr. 14, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga çatia e kishës ku shërben si prift, shtetasi K. V., rreth 63 vjeç, i cili u dërgua në spital, për ndihmë mjekësore.”- njofton policia. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.