Pretendimi i PD për mungesën e 130 mijë fletëve të votimit, Meta: Si 130 milionët e inceneratorit që nuk ekziston

Pretendimi i PD për mungesën e 130 mijë fletëve të votimit, Meta: Si 130 milionët e inceneratorit që nuk ekziston

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me pretendimet e Partisë Demokratike për mungesën e 130 mijë fletëve të papërdorura të votimit në zgjedhjet e 11 majit 2025. Meta krahasoi këtë mungesë me skandalin financiar të inceneratorit të Tiranës, duke e cilësuar si një tjetër krim të sofistikuar të “Narkoshtetit të Edi Ramës”. “130 mijë fletë votimi ‘të humbura’ si 130 milion eurot e ‘avulluara’ të inceneratorit të Tiranës që nuk ekziston. Në Narkoshtetin e Edi Ramës mund të ndodhin krime intelektuale kaq të sofistikuara: Humbin votat, siç zhduken paratë e...
Burimi: Sot.com.al