Pretendimet për “trenin bullgar”/ KQZ nxjerr blof Berishën: Elbasani i 11 majit mbetet i pandryshuar, nuk ka manipulime

Pretendimet për “trenin bullgar”/ KQZ nxjerr blof Berishën: Elbasani i 11 majit mbetet i pandryshuar, nuk ka manipulime

Nuk ka përsëritje zgjedhjesh në Elbasan. Kolegji vulosi rezultatin e 11 majit për Elbasanin, duke rrëzuar ankimin e PD për pavlefshmërinë e rezultatit. Vendimi i Kolegjit Zgjedhor erdhi pas hapjes së kutive në Gramsh e Peqin, ku PD pretendonte për farsë e manipulim përmes trenit bullgar. Kolegji Zgjedhor do të vendosë sot edhe për rezultatin e Durrësit dhe Fierit.