Presidentja Shiroka Pula takoi mërgatën në Hungari
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula gjatë qëndrimit në Hungari takoi bashkatdhetarët që jetojnë dhe veprojnë në Hungari, në një pritje të organizuar në Ambasadën e Kosovës në Budapest. Në fjalën e saj, Presidentja Shiroka Pula vlerësoi kontributin e mërgatës në historinë e Kosovës, duke theksuar rolin e saj në rezistencën paqësore, në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe në procesin e shtetndërtimit. Ajo çmoi përkushtimin e komunitetit kosovar në Hungari, i cili me punën, sipërmarrjen dhe suksesin e tij kontribuon në zhvillimin ekonomik dhe forcon lidhjet ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë. Presidentja vlerësoi gjithashtu praninë e rreth 300 studentëve nga Kosova në institucionet e arsimit të lartë në Hungari, duke shprehur shpresën që ata ta vënë dijen dhe përvojën e fituar në...
Burimi:
kultplus.com