Presidentja Shiroka Pula takohet me të ngarkuarën me punë të Ambasadës amerikane, Anu Prattipati
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të ngarkuarën me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Anu Prattipati, e cila e ka uruar për marrjen e detyrës. Gjatë takimit, Presidentja Shiroka Pula shprehu mirënjohjen për urimin dhe riafirmoi përkushtimin e saj për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ajo theksoi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit dypalësh dhe vazhdimit të koordinimit të ngushtë për çështjet me interes të përbashkët, veçanërisht në funksion të ruajtjes së paqes dhe sigurisë rajonale. Në takim u vu në pah edhe rëndësia e bashkëpunimit për zhvillimin e Kosovës dhe avancimin e pozitës së saj në arenën ndërkombëtare./KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com