Presidentja Shiroka Pula takohet me guvernatorin e BQK-së, diskutohet për përfshirjen e Kosovës në SEPA

Presidentja Shiroka Pula takohet me guvernatorin e BQK-së, diskutohet për përfshirjen e Kosovës në SEPA

12 November, 2026 - 15:30 Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, i shoqëruar nga zëvendësguvernatorja Nesrin Shileku Shala. Gjatë takimit, Ismaili dhe Shileku Shala e uruan presidenten për marrjen e detyrës së re, duke i dëshiruar sukses në ushtrimin e mandatit. Guvernatori Ismaili e informoi presidenten për zhvillimet në sektorin financiar, qëndrueshmërinë e sektorit bankar dhe prioritetet reformuese të Bankës Qendrore. Një vëmendje e veçantë iu kushtua procesit të përfshirjes së Kosovës në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA), si dhe rëndësisë së mbështetjes institucionale dhe angazhimit diplomatik me partnerët evropianë. Në takim u diskutua edhe mundësia e përfshirjes së Kosovës në sistemin ndërkombëtar të Kartonit të Gjelbër, modernizimi i...