Granit Xhaka arrin 50 paraqitje me Sunderlandin, klubi anglez i kushton artikull të veçantë
Futbollisti shqiptar Granit Xhaka ka shënuar një tjetër arritje në karrierën e tij, duke regjistruar 50 paraqitje me fanellën e Sunderlandit që prej transferimit në klubin anglez në vitin 2025. Me këtë rast, klubi ka publikuar një artikull të veçantë në faqen e tij zyrtare, duke vlerësuar ndikimin dhe kontributin e mesfushorit në skuadër. Xhaka iu bashkua Sunderlandit pas një periudhe të suksesshme te Bayer Leverkuseni, me të cilin fitoi Bundesligën dhe Kupën e Gjermanisë. Ai u shndërrua shpejt në një prej figurave kryesore të skuadrës, duke marrë edhe shiritin e kapitenit. Mesfushori shqiptar e nisi aventurën në Premier League me tri asistime në gjashtë ndeshjet e para, ndërsa golin e parë me Sunderlandin e realizoi kundër Evertonit, me një goditje nga distanca në barazimin...
Burimi:
kultplus.com