Kosova prezanton potencialin turistik në panairin ndërkombëtar në Stokholm

Kosova prezanton potencialin turistik në panairin ndërkombëtar në Stokholm

12 November, 2026 - 17:05 Kosova po promovon potencialin e saj turistik në Travel News Market 2026, panairin ndërkombëtar të turizmit që po mbahet sot në Stokholm të Suedisë. Në këtë panair, dhjetë kompani turistike vendore po prezantojnë destinacionet, atraksionet dhe përvojat që ofron Kosova për vizitorët ndërkombëtarë. Pjesë e prezantimit është edhe alpinistja Uta Ibrahimi, e cila po promovon mundësitë që vendi ofron për turizmin e aventurës. Sipas njoftimit të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, panairi paraqet mundësi për takime me operatorë turistikë dhe agjenci udhëtimi nga vendet nordike, si dhe për krijimin e partneriteteve të reja. Pjesëmarrja e Kosovës organizohet nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit, në bashkëpunim me projektin GROW, të mbështetur nga Sida dhe të zbatuar nga Swisscontact, si dhe në...