Eurovision zgjerohet në Azi, edicioni i parë mbahet këtë të shtunë në Bangkok
Eurovisioni po përgatitet të shkruajë një kapitull të ri në historinë e tij, duke organizuar për herë të parë një edicion në Azi. Gara muzikore, e njohur për spektaklin, performancat ekstravagante dhe ndërthurjen e muzikës me çështjet politike, do të mbahet këtë të shtunë, më 14 nëntor, në Bangkok të Tajlandës. Në edicionin inaugurues të Eurovision Song Contest Asia do të garojnë 11 shtete, nga Laosi deri në Mongoli dhe Filipine. Përfaqësuesit janë përzgjedhur përmes garave kombëtare, ndërsa spektakli do të transmetohet drejtpërdrejt në televizionet e vendeve pjesëmarrëse dhe në YouTube, përcjell KultPlus. Mes artistëve që pritet të tërheqin vëmendje janë ylli i K-popit, Junhee, i cili përfaqëson Korenë e Jugut, grupi i beatbox-it a cappella nga Bangladeshi, Beatmosphere, si dhe këngëtarja vietnameze Toc Tien,...
Burimi:
kultplus.com