Presidentja Shiroka Pula priti në takim Kryeministrin Kurti

Presidentja Shiroka Pula priti në takim Kryeministrin Kurti

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim Kryeministrin Albin Kurti, në kuadër të angazhimeve të saj të para pas marrjes së detyrës. Gjatë takimit, Presidentja Shiroka Pula shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë dhe bashkërendim ndërmjet institucioneve, me synim shërbimin ndaj qytetarëve dhe mbrojtjen e interesave të Republikës së Kosovës. Kryeministri Kurti e falënderoi Presidenten për gatishmërinë për të marrë këtë përgjegjësi dhe i uroi suksese në detyrën e re. Ai shprehu përkushtimin për të bashkëpunuar me Presidenten në përmbushjen e përgjegjësive kushtetuese dhe në çështjet me rëndësi për vendin./KultPlus.com